Nga Erisa Mucaj-
Drejtesia greke lan duart me eksponentet e organizates politike ekstremiste “Agimi i Arte”. Anëtarë dhe simpatizantë të kesaj organizate kriminale u vune perballe gjykimit ne idsa gjykata te Greqise., ndaj te cileve u dhane masa denimi shumevjecar.
Ne kete organizate kriminale te denuar dhe te padenuar ka pasur anetare dhe simpatizante, të cilët janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Për fatin e keq vetëm Mondi Kolila nga Himara është dënuar, por nuk është i kapshëm nga Interpoli. Nderkohe qe ne mediat greke dhe ne njoftimet zyrtare te institucioneve te vendit fqinj jane publikuar emrat, adresat dhe te dhena imdividuale per te perfshiret nga emigracioni shqiptar ne strukturat e kesaj organizate.
Nder emrat me aktive, te cileve u dihen edhe familjarët, dhe rrethanat ne te cilat jane aktivizuar si ekstremiste kryesisht ne fushatat elektorale qe jane zhvilluar ne jug te vendit. Ne gjuhen e tyre publike ata deshmojne urrejtje ndaj kombit shqiptar, ndaj religjionit mysliman dhe ndaj patrioteve shqiptare. Nder me aktivet prej tyre permenden Lefter Papai nga Himara, Robert Hajdho, nga Lukova, Stavros Gjoka, Jani Papa, Leonidha K., nga Delvina, etj. Sipas raportimeve nga mediat greke, nje pjese e tyre per t’iu shamngur hetimit te organeve antiterroriste greke jane strehuar ne fshatrat jugore te vendit, ku kane edhe pjestare te fiseve dhe familjeve te tyre.
Eshte momenti qe organet e hetimit shqiptare, perfshi edhe SPAK, te hetojne keta elemente dhe radikale si shtetas shqiptare qe jane te deshmuar si antishqiptare. Ne disa online greke, behet me dije se rrjetet e tyre mes Greqise dhe Qipros greke aktivizohen me egersi kunder patrioteve ne zonat jugore te Shqiperise, duke krijuar informacione dhe dizinformime prane trukturave policore greke ndaj tyre.

