Lëvizjet ne PS: Blendi Klosi drejtues politik në Durrës, Manja në Dibër, qarqe të rëndësishme për Karakaçin dhe Nufin

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në mbledhje e Asamblesë së PS ka kryer disa ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve.

Mësohet se Taulant Balla është vendosur drejtues qarku në Tiranë.

Balla mësohet se githashtu do të qëndrojë drejtues politik për diasporën.

Nga ana tjetër, Erion Malaj u vendos drejtues qarku në Kukës. Ulsi Manja nga qarku Lezhë është zhvendosur drejtues politik në Dibër.

Enea Karakaçi vendoset drejtues qarku në Shkodër. Kurse Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës.

Ermal Nufi vendoset drejtues qarku në Lezhë.

Arbjan Mazniku mbetet drejtues politik në Elbasan ashtu si Belinda Balluku në qarkun e Fierit. Ndryshime në qarkun Korçë nuk ka pasi
Niko Peleshi mbetet drejtues politik.

Qarku Gjirokastër
 Mirela Kumbaro, Ervin Demo dhe Bledi Çuçi gjithashtu mbetën drejtues politik të, Beratit dhe Vlorës ashtu siç ishin emëruar më parë.

LISTA

Ogerta Manastirliu, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri do të jenë drejtues në qarkun e Tiranës

Ogerta Manastirliu-drejtuese e qarkut të Tiranës.
Taulant Balla- drejtues politik i qarkut të Tiranës.

Damian Gjiknuri- drejtues politik i qarkut të Tiranës.

Belinda Balluku-drejtuese politike e qarkut të Fierit

Blendi Klosi-drejtues politik i qarkut të Durrësit.

Ervin Demo-drejtues politik i qarkut të Beratit.

Arbjan Mazniku- drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Enea Karakaçi-drejtues politik i qarkut të Shkodrës.

Bledi Çuçi-drejtues politik i qarkut të Vlorës.

Niko Peleshi- drejtues politik i qarkut të Korçë.

Ulsi Manja-drejtues i qarkut të Dibrës.

Ermal Nuhi-drejtues i qarkut të Lezhës.

Mirela Kumbaro-drejtuese politike e qarkut të Gjirkokastrës

Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi do t’i caktohet në detyrë në një nga njësitë në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull