Nga Anisa Muça-
Nje ceremoni mbreselenese nderuese per emra te shquar te Kosoves dhe hapesires shqiptare eshte zhvilluar ne mbasditen e sotme nga Presidenca e Republikes se Kosoves, ne sallen e konferencave te Hotel Emerald ne Prishtine. Personalitete te shumta, diplomate, politikane, deputete, artiste dhe familjare te shumte kane qene te pranishem ne ceremonine e fundit nderuese qe zhvilloi Presidentja Vjosa Osmani.
Ne kete ceremoni vleresohet me “Medaljen Presidenciale te Merites” pas vdekjes edhe poeti i njohur, autori i shquar i kengeve qytetare dhe polifonike shqiptare, Lefter Çipa. Nderkohe qe ne kete aktivitet u vleresuan edhe aktori i shquar Mirush Kabashi, pas vdekjes, si dhe Inva Mula, Osman Mula, Fatmir Toçi e dhjetra emra te njohur te lemive te ndryshme te jetes shoqerore ne krejt viset shqiptare.
Ne njoftimin permes faqes zyrtare te poetit Lefter Çipa, familjaret e tij shkruajne:
“Shpirti i Lefter Çipës në këtë ditë ka bërë më tepër dritë në amëshim. ..
Vlerësimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj Zonja Vjosa Osmani – Sadria me “ Medaljen Presidenciale të Meritave” është përmbushje e një dëshire shpirtërore që ka pas, të cilën e ka lënë të mishëruar në disa krijime të tij.
Dorëzimi i Medaljes nga Presidentja Osmani, tek djali i vogël i Poetit, Ardian Çipa, shënon një nga motivet më të shkëlqyera për lidhjen aq të përzemërt që kishte me Kosovën dhe historinë kombëtare të saj.
Personalitete të ndryshme nga bota e artit shqiptar si Mirush Kabashi ( Post mortem), Inva Mula, Fatmir Toçi, Osman Mula etj, etj, u vlerësuan sot në Prishtinë me medalje të veçanta.
Djali i poetit Ardian Çipa, duke tërhequr medaljen nga Presidentja Osmani, falenderoi në emër të familjes dhe shprehu urimet më të përzemërta për mbarësinë e Republikës së dytë shqiptare.”
Nderimet per emrat e shquar nga Shqiperia jane iniciuar nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane, nga Ambasadori Skënder Durmishi, i cili njihet si nje diplomat me njohje dhe ndikim ne mjedise me reputacion individualitetesh ne boten intelektuale dhe ate te trashegimise e kultures.

