Plagoset efektivi i “Shqiponjave” në Dibër, çfarë ndodhi gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit

1 Minuta Lexim

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është plagosur gjatë një operacioni në qytetin e Dibrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një operacion për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

40-vjeçari, Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga lartësia në një banesë trekatëshe gjatë tentativës për për të arrestuar autorin e dyshuar. Shkaku nuk është përcaktuar ende saktë por nuk përjashtohet as pista që ai mund të jetë plagosur me armë zjarri pas janë dëgjuar edhe të shtëna.

Ai është dërguar në spitalin Peshkopisë për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull