Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku u lëshuan shtatë urdhër-arreste, mes tyre edhe Ines Hajrulla dhe krahu i tij të djathtë Ervis Matodosha. Bëhet me dije se në banesat e kontrolluara janë gjetur fishekë dhe shumë telefona. Ndërsa Hajrulla dhe Matodosha, dy emra të njohur të botës së krimit i kanë shpëtuar operacionit.
Sipas raportimeve, jo vetëm nga zbërthimi i Sky ECC por dhe nga dëshmi, të dy këto persona akuzohen se kanë organizuar dhe realizuar vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021. Ndërkohë, personi i tretë ndaj të cilit është ngritur një akuzë e re, është Flodian Plaku, i cili tashmë akuzohet edhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Aktualishtai ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Gjithashtu janë lëshuar urdhër arreste për katër persona të tjerë. Njërit prej tyre i është komunikuar akuza pasi ndodhet në paraburgim, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të arrestuar në Itali dhe i fundit në Janinë. Inez Hajrulla është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar tre atenteve, fillimisht në vitin 2017 dhe në 2019 dhe më pas në 2023.

