Armëpushim me SHBA pas kërcënimit të Trump, Irani hedh poshtë propozimin! Përgjigjia

1 Minuta Lexim

Agjencia e lajmeve e  Tehranit bëri të ditur se qeverisesit iraniane i kane përcjellë përgjigjen  Shteteve të Bashkuara përmes Pakistanit, i cili konsiderohet një ndërmjetës kyç në këtë proces.

“Ne nuk do të pranojmë thjesht një armëpushim,” deklaroi Mojtaba Ferdousi Pour, kreu i misionit diplomatik iranian në Kajro, në një intervistë për Associated Press të hënën.

“Ne pranojmë vetëm përfundimin e luftës, të shoqëruar me garanci se nuk do të sulmohemi më.”

Kjo përgjigje vjen përpara afatit të vendosur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për nisjen e bombardimeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe objekteve të tjera strategjike në Iran.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull