“AVENTURAT E PAFAT TË ROMESHIT”

4 Minuta Lexim
Nga Miho Gjini-
Duke i rrëfyer sime bije në Londër për dashurinë e hershëme të Anglezëve për vendin tonë, sidomos për poemën “Çajld Haroldi” të Lordit Bajron që nuk çkulej dotë nga “sarajet e Ali Pashait”, po edhe për Edith Durhan, gruan trime Britanike, që jetoi alpeve tona në kohë të vështira.
Pa ia përmendë fare Shekspirin e Madh, që, pa e njohur aspak vendin tonë, vetëm nga motive trimërie e krenarie të bëra e të dëgjuara, e vendosi terenin e komedisë së tij më të dashur (“Nata e dymbëdhjetë”), në “oboret fisnike të Ilirisë.
Ime bijë e dashur,-shqiptare “gjer në thua”,-më tha se s’kishte pak kohë që kishte pare edhe një dokumentar të gazetarit simpatik anglez Romesh, ndonse me konfuzionin e të “kundërtave” për Shqipërinë, i cili e kryen vajtjen tek ne- po kaq “i mbingarkuar”, me “të paqëna” sporadike në ardhje, dhe largohet me mbresa të jashtëzakonshme!
Si kështu? Gjithëçka i ngjan një aventure, si një trill humori britanik. Bile pa asnjë skenar të shkruar, po thjesht i nisur prej disa motivesh, ende në erë, apo të ngjara (si kudo e kurdoherë!) në çdo vend të botës!…Edhe titulli i dokumentarit është po kështu:”Aventurat e pafata të Romesh Ranganashen”, në një vend dikur të izoluar e të vetëquajtur “Fanar ndriçues i Botës”, ndënëse të zhytur krejt në “terrin e kohës së vet!”, Si një “kokëshkrepje” artisti e aq, si nga ato të “mister Binit!”…
Pa e radhitur një realitet krejt të ri, me njerëzit e qytetit e të fshatit shqiptar, kado që i shkel këmba”.
Me shoqëruesen tonë Eriona Rusi,- sa e thjeshtë, e qeshur, aq edhe e përgatitur, si të ishte një aktore e vërtetë, bëhet, dashur pa dashur partneria e tij, pa iu larguar edhe “humorit të Britanikut” në zhgënjimet e tij rradhazi, qoftë edhe kur i improvizohet ushqimi i vaktit, në një tavernë tonën, hypur mbi një kale cirku!. E me radhë, teksa i teket të hyje në det në një dite dimri, a të veje natën të gjuaje derra të egër, në Bjeshkë, me ofertën tepër miqësore të atyre malësorëve të Durangut, e cila sa u krthye në Londer shkroi Librin “Shqipëria e Epërme”si një “brengë e Ballkanit”…
Të paktën, edhe ai gjesti i zotit Romesh që i ngjante flamuri ynë “si dy zogj që bëjnë seks”, do të preferonte të mos kthehej në vendin e tij, pa e bërë “Shqiponjën” tatuazh në llërën e dorës!
Po ndofta edhe “një emision PLUS në TV, Britanik, vlen per një “pikë serioziteti” e REFERIMI, kur edhe Historia Gabon!
Edhe kur i tejshkon mungesat, humori i famshëm e anglezeve.
Teksa, një personalitet i këtij vendi të madh është shprehur: ” Me të qeshurën mposhtet e keqja pa inat dhe mund të shprehesh pa u spërdredhur”!
Londër, më 5 prill 2026

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull