Ekuipazhi i Artemis II pritet të kthehet në Tokë pas përfundimit të misionit të tyre rreth Hënës

2 Minuta Lexim

Ekuipazhi i Artemis II tha se kanë shumë fotografi dhe shumë histori të tjera për të ndarë me botën ndërsa përgatiten të kthehen në Tokë, shkruan BBC.

Katër astronautët në bordin e anijes kozmike Orion kanë përfunduar misionin e tyre rreth Hënës dhe pritet të zbresin në brigjet e San Diegos rreth orës 20:00 të premten sipas orës lokale.

Duke folur për mediat nga hapësira gjatë rrugës për në shtëpi, piloti i misionit, Victor Glover, tha se ekuipazhi ishte i emocionuar të ndante atë që kishte parë me botën.

Anija kozmike Orion e misionit Artemis II, theu rekordin për udhëtimin njerëzor rreth orës 13:56 EDT të hënën, duke thyer një rekord prej 248,655 miljesh të mbajtur që nga viti 1970 nga misioni Apollo 13.

Anija kozmike nuk kishte planifikuar të ulej në Hënë, por të fluturonte rreth anës së saj së largu, nga ana që nuk është kurrë e dukshme nga Toka. Satelitët e kanë fotografuar anën e largët më parë, por astronautët ishin sytë e parë njerëzorë që panë disa pjesë të sipërfaqes së anës së largët dhe krateret e saj të gjera dhe fushat e lavës.

Menjëherë pas fluturimit, Presidenti Trump foli me ekipin e Orion dhe i përgëzoi: “Sot, ju keni bërë histori dhe e keni bërë të gjithë Amerikën vërtet krenare, jashtëzakonisht krenare.”

Ekuipazhi tha gjithashtu se burimin e lajmeve nga planeti Tokë i merrnin nga anëtarët e familjes së tyre.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull