Nga Agron Tufa-
Çfarë pikëllimi! Është shuar papritur dje Natasha A. Spahiu (Lushaj), studiuese, poete e prozatore. Zoti e pastë pranuar afër vetes dhe ngushëllime familjes! Prisnim të promovonim 4 librat e saj të botuar vitin e kaluar… Dheu i lehtë e dashur! E paharruar mbetesh në zemrat tona që të deshën e të çmuam!
Josif Brodskij thotë në një varg:
Nga i gjithë njeriu ju mbetet një pjesë ligjërate…
Një pjesë e kësaj ligjërate të Natashës mbetet në raftet e Bibliotekës sonë. Përmes saj do t’a kujtojmë.

