Nga Dashnor Kokonozi-
Si e shtunë që ishte, mbrëmë shkuam te një fermë e vjetër, e cila tashmë është kthyer në një mjedis veprimtarish e shfaqjesh të shumëllojshme, por edhe tavernash…
Luhej komedia Në gëzime, por pa fatkeqësitë “Pour le meilleur mais sans le pire” (analogji e njw formule martese, Pour le meilleur et pour le pire, Në gëzime e në fatkeqësi), e shkruar nga dy interpretuesit, Marie Burigat dhe Rémy Vertain.
Bëhet fjalë për përditshmërinë e një çifti me të gjitha problemet e zakonshme: dashurinë, gëzimet, xhelozinë, dyshimet etj. Megjithatë, të dy synojnë të ruajnë pavarësinë, duke jetuar secili në shtëpinë e vet. Situatat janë fantastike dhe gjatë gjithë kohës salla shpërthente në të qeshura.
Në një moment zbulohet se vajza është shtatzënë. Kjo bëhet shkak për një debat të tensionuar se çfarë do të bëjnë me fëmijën, pasi të dy janë ende të pa përgatitur për të pasur një të tretë mes tyre.
Idetë janë nga më të çuditshmet për të “shpëtuar” prej tij, por që në fillim diskutohet varianti për të shkuar e për ta ndërprerë shtatzëninë në… Shqipëri. Me idenë se punët e paligjshme aty bëhen më kollaj, mjafton të japësh diçka…
Na u duk sikur rrëshqitëm ngadalë poshtë karrigeve.
(foton e bëra disi fshehtas)