Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet protestat ne mbrojtje te gjuhes shqipe ne Maqedonine e Veriut

7 Minuta Lexim
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarëper situaten e shkaktuar ne Maqedonine e Veriut pas rasteve te perseritura te mosrespektimin e ligjit per perdorimin e gjuhes shqipe.
Ne deklaraten e organizates me te madhe te gazetareve ne Shqiperi shprehet solidaritet me thirrjen e Unionit te Studenteve per proteste ndaj ketij realiteti dhe pergjegjesise se autoriteteve ligjore qe lejon kete shkelje ligjore qe lidhet me te drejtat themelore te shtetasve shqiptare ne kete republike.
Denoncojmë shkeljen e ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe mbështesim protestat dhe reagimet publike
Tiranë më 5 Prill 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon me shqetësim ndaj situatës së krijuar në Maqedoninë e Veriut, për shkak të mosrespektimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Reagimi ynë vjen pas një vargu denoncimesh në spektrin multimediatik të vendit fqinj, pas shumë denoncimeve publike nga organizata dhe rrjete të shoqërisë civile si dhe personalitete të ndryshme nga shoqëria multietnike e këtij vendi. UGSH e konsideron këtë sjellje dhe praktikë të moszbatimit të ligjit për gjuhën shqipe si akt goditës ndaj të drejtave themelore dhe sidomos parimeve të shtetit të të drejtave dhe kushtetutës së vendit. Republika e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat për anëtar në BE, nuk ka se si të pranojë që në një shoqëri me bashkëjetesë etnike e drejta themelore për përdorimin e gjuhës është kriter kryesor. Ky kriter garantohet nga Kushtetuta dhe është bazik për ekzistencën e vetë republikës dhe mbarësisë së saj. Praktikat dhe sjelljet e deritanishme të vërejtura në jetën publike, në procese administrative dhe sidomos në marrëdhëniet dhe komunikimet politike mes dy etnive, nga autoritete dhe përfaqësues politikë maqedonas, janë reminishenca të së shkuarës dhe dëshmi e ndërgjegjeve të molepsura nacionaliste. UGSH u drejtohet mediave dhe kolegëve maqedonas në Maqedoninë e Veriut, të bëhen solidarë dhe mbështetës të këtij kriteri bazik të mishëruar në Kushtetutën e vendit, në përkrahje dhe respektim të gjuhës së shenjtë shqipe. Kërkojmë nga këta kolegë dhe mediat profesioniste në këtë vend, të denoncojnë dhe raportojnë me objektivitet rastet e përfaqësuesve të lartë institucionalë shtetërorë, përfshirë edhe anëtarë të kabinetit qeverisës, që e drejta ligjore e përdorimit të gjuhës shqipe në këtë republikë të mos cënohet në asnjë rast dhe prej askujt. Në këtë kuadër UGSH mbështet apelet dhe thirrjet për reagime të fuqishme publike nga qytetarët shqiptarë dhe ata maqedonas për këtë të drejtë ligjore dhe ekzistenciale në republikën fqinje. Ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë ndaj protestës së paralajmëruar të studentëve. Ju bëjmë thirrje anëtarëve të organizatës sonë të bëhen pjesë e kësaj proteste për ta pasqyruar dhe raportuar atë në një spektër sa më të gjerë mediash kombëtare dhe ndërkombëtare. UGSH përkrah Unionin e Studentëve Shqiptarë në këtë reagim dhe protestë të paralajmëruar sikundër, kërkojmë nga institucionet e larta të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësuesit e tyre në organizmat ndërkombëtare, të ngrenë zërin fuqishëm, duke kërkuar edhe hetimet e rasteve nga këto organizma, për garantimin dhe zbatimin e të drejtës themelore për gjuhën amtare të shqiptarëve, në vendin fqinj.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
**** Statement of the Union of Albanian Journalists
We denounce the violation of the law on the use of the Albanian language in North Macedonia and support the protests and public reactions
Tirana, April 5, 2026
The Union of Albanian Journalists reacts with concern to the situation created in North Macedonia due to the non-respect of the law on the use of the Albanian language. Our reaction comes after a series of denunciations in the multimedia spectrum of the neighboring country, following numerous public complaints by organizations and civil society networks, as well as various personalities from the multiethnic society of this country. The UAJ considers this behavior and practice of non-implementation of the law on the Albanian language as an act that strikes at fundamental rights, and especially at the principles of the rule of law and the country’s Constitution. The Republic of North Macedonia, as a candidate country for EU membership, cannot accept that in a society of ethnic coexistence, the fundamental right to the use of language is a key criterion. This criterion is guaranteed by the Constitution and is fundamental to the very existence of the republic and its well-being. The practices and behaviors observed so far in public life, in administrative processes, and especially in political relations and communications between the two ethnicities, by Macedonian authorities and political representatives, are remnants of the past and evidence of nationalist-tainted mindsets. The UAJ calls on the media and Macedonian colleagues in North Macedonia to show solidarity and support for this basic criterion enshrined in the country’s Constitution, in support and respect of the sacred Albanian language. We ask these colleagues and professional media in this country to denounce and report objectively cases involving high-ranking state institutional representatives, including members of the governing cabinet, so that the legal right to the use of the Albanian language in this republic is not violated in any case and by anyone. In this context, the UAJ supports the appeals and calls for strong public reactions from Albanian and Macedonian citizens regarding this legal and existential right in the neighboring republic. We express our solidarity and support for the announced student protest. We call on members of our organization to take part in this protest in order to cover and report it across as wide a spectrum of national and international media as possible. The UAJ supports the Union of Albanian Students in this reaction and announced protest, and we also call on the high institutions of the Republic of Albania and their representatives in international bodies to raise their voice strongly, including requesting investigations by these bodies, to ensure and enforce the fundamental right to the mother tongue of Albanians in the neighboring country.
Information Office
Union of Albanian Journalists

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull