Nga Valbona Sulce-
Kiara më pret me buzëqeshje tek hoteli i saj familjar me këtë emrin ndjellës mini-hotel Primavera. Kjo qenka si shtëpi, i them unë ndërsa ngjis shkallët e ngushta dhe shoh në vend të recepsionit një si tip salloni të zbukuruar me vezë pashke, me musendër ngjyrë të gjelbër dhe dhomat janë me mobilje të vjetra. Po shtëpia e gjyshit është, pohon ajo. Gjyshi e bëri pension në vitin 1948 me ato pak dhoma që kishte shtëpia, dhe pastaj e trashëgoi mamaja ime, tani e menaxhoj unë me bashkëshortin. e konsideroj veten me shumë fat që gjeta hotel në qendër gjatë ditëve të Festivalit, edhe pse vetëm për një natë- zakonisht janë të gjitha të rezervuara. po të paktën një ditë do ta kaloj pa stresin e gjetjes së transportit për të shkuar në hotel 4 kilometra larg. I kërkoj të më rekomandojë një parukier në qytet për krehje të thjeshtë dhe më jep numrin e të vetit. Është i njëjti që e ka bërë nuse dhe atje i pret flokët cdo herë. edhe vajzën time atje e coj. Eshte shume tradicionale Chiara, kur e gjen nje gje te mire, nuk e nderron. Unë shkoj vrik meqë mbyllej orari për pak dhe një burrë që është në sallon i flet tjetrit me të qeshur dil se erdhi klientja. Parukieri , një thinjosh me bishtalec, ia bën me dorë No, no, non posso. Nuk e kam vajzën tjetër dhe vetëm nuk ia dal. Lëmë orar për të nesërmen.
Të nesërmen shkoj në orar te bishtaleci. pasi lëviz me taksi gjërat për te hoteli tjetër. Si ka mundësi të gjithë parrukierët këtu janë burra, në Shqipëri pothuaj të gjitha gra? Nuk e di më thotë, po ka edhe gra. gratë janë më të fokusuara të make-up, mbesa ime vetëm 7 vjec ka një stil të hatashëm. po nuk është pak e vogël për make-up? i them. eee, brez tjetër ky, plotësisht.
Kur nata bie, humbasim pas bisedës me pronarin e restorantit të fundit që gjetëm hapur. Pendohem që nuk ia mora numrin e celularit taksistit të drekës, sepse aventura për të shkuar në hotel pas orës 10.30 të mbrëmjes do të përfundojë me 1 orë ecje në këmbë pas 30 minuta pritje në stacionin qendror ku të shkul era dhe me taksi që nuk ndalojnë, as telefonata që nuk përgjigjen. Fillojmë ecim në këmbë me shpresën se dikush do ndalojë kur të na shohë me autostop. asnjë makinë nuk ndalon- Nxehem, them ku ka përfunduar xhentilesa e famshme italiane? Kur ti shikon tre gra që ecin natën dhe të kërkojnë ndihmë, si nuk ndalon? ee signora, ma pret pronari i hotelit në mëngjës, kanë frikë, nuk ndalojnë se nuk i dihet cfarë njerëzish marrin. Kanë frikë nga tre gra që bëjne shenjën e autostopit?? Mah, kohë të cuditshme kanë ardhur. Po deshët ju coj unë, thotë , dhe pa më lënë të gëzohem që më në fund e gjetëm një shenjë xhentilese, shton -më pak se tarifa e taksisë
. Biem dakord, të paktën e kemi të sigurt që nuk do kthehemi në këmbë. Rrugës flasim pak për Shqipërinë dhe Italinë. Më pëlqente bregdeti juaj më parë, tani shumë ndërtime, gjynah, po humbet autenciteti, E vështirë ta ruash identitetin kur je i varfër dhe të bëhen sytë ujë para parave, i kthehemi . Keni të drejtë thotë dhe jo vetëm në vende të varfra. Ai ka punuar si dizenjator për ambalazhin e cokollatave të famshme Baci Perugina dhe atë imazhin me qeparisa e kam dizenjuar unë, thotë me krenari, pikërisht për ti dhënë ngjyrën autentike produktit. kur e bleu Nestle që është një shumëkombëshë, gjëja e parë që bënë e hoqën pemët. Unë protestova, por në fund fituan ata. Unë lashë punën, u thashë vazhdoni vetë. Dhe ata vazhduan që cke me të. Një turiste na ndalon në rrugë dhe na bën me shenjë ku mund ta gjejë dyqanin e famshëm Baci perugina. Ajo nuk do t’ia dijë për ambalazhin. Ajo blen markën, pak rëndësi ka që aty nuk kuptohet nëse ajo cokollatë është bërë në Umbria apo jo.
Tutto il mondo e’ paese, apo jo?

