Dita e 18 e protestes: fjalime para Kryeministrisë dhe marshim rrugëve të kryeqytetit

1 Minuta Lexim

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit, në foltore morën fjalën dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme. Shume prej oratoreve iu referuan edhe deklarates se perbashket te profesoreve, akademikeve dhe doktoreve shkencore te diaspores te cilet behen per here te pare bashke ne nje deklarate te fuqishme ne  mbeshtetje te protestes dhe kerkesave per ndryshim.

Oratore te shumte ne protesten e sotme denoncuan qeverisjen e kryeministrit Rama, ngriten probleme per nivelin aktual te administrates dhe problemebe sociale, te arsimit dhe sidomos te administrimit te territorit.

Protesta u mbyll para Kryeministrisë, ndërsa më pas vijoi marshimi drejt disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull