Ditmir Bushati reagon pas Rames: Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull që duhet përqafuar

1 Minuta Lexim
Ne nje status te sotem ne fb, ish ministri socialist Ditmir Bushati, ka reaguar pas mbledhjes dhe fjalimit te kreut te PS-se, kryeministrit Edi Rama ne mbledhjen me Grupin Parlamentar socialist:
Bushati i eshte kundervene Rames per burimin dhe inspirimin e protestuesve per protesten 22 ditore te zhvilluar deri me sot.
Ne statusin e vet Bushati shkruan:
Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.
Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull