Nga Irena Beqiraj-
Në Maj të vitit 2015 u miratua ligji për Investimet Strategjike, edhe kriteret kryesore për cilësimin e një investimi si strategjik ishin vetëm dy:
Interesi publik i investimit si dhe kriteri financiar, që tregon fuqinë dhe potencialin për realizimin e investimit.
Edhe interesi publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik duhet të vlerësohej sipas ;vlerës së investimit, kohës së realizimit, zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, hapjes së vendeve të reja të punës, produktivitetit dhe vlerës së shtuar të tij.
Për të lehtësuar kostot e biznesit , investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike Këshilli i Investimeve i drejtuar nga Kryeministi mund t’u jepte jo vetëm akses në pasuri publike , pa garë por edhe shërbime publike sepse investimi në shkëmbim të avantazhit konkurues të krijuar nga transferimi i pronës edhe shërbimeve publike do të ofronte përfitime të shumëfishta për ekonominë lokale dhe të vendit .
Cfarë ka ofruar qeveria në këto 10 vjet ?
Sipas vendimeve të miratuara, qeveria u ka ofruar investitorëve mbi 5.8 km² tokë bujqësore dhe truall kryesisht në zonën e çmuar bregdetare jugore, përmes kontratave të qirasë 1 euro.
Investitorët që janë kualifikuar të bëjnë investime në turizëm kanë përfituar jo vetëm tokë në zonat bregdetare, por qeveria ju ka garantuar me anë të fondeve të buxhetit infrastrukturë direkte si dhe infrastrukturë ndihmëse, si furnizim me ujë kanalizime, rrugë dytësore si dhe investime në shpërndarjen e energjisë duke përshtatur rrjetin e amortizuar, dhe përfitime të tjera.
Nga llogaritjet konstatohet se çdo vit në dekadën e fundit për të lehtësuar kostot dhe bizneset e investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike është investuar direkt deri 400 milion Euro nga buxheti i shtetit (me fondet e brendshme), pra gjithësej rreth 3.2 miliardë euro nga taksat tona.
Por le të shikojë cfarë kanë dhënë mbrapsht investimet strategjike ?
Pra ndërsa kanë marrë 5.8km2 tokë edhe rreth 3.2 miliardë euro nga buxheti i shtetit për facilitimin e investimeve strategjike AIDA krenarisht deklaron se vlera e investimeve strategjike është 4.4 miliard Euro . AIDA po ashtu deklaron se Investimet strategjike në turizëm kanë prurë një shtesë punonjësish në sektorin e turizmit prej 25.040 individë.
Por, nëse i referohemi analizës sektoriale te Bankës Botërore të efektit që kanë investimet në turizëm në krijimin e vendeve të reja të punës rezulton se për çdo 10 milion Euro investime në turizëm duhet të krijoheshin deri 130 vende punë direkte dhe 60 indirekte. Pra këto nga 4.4 miliard Euro duhet të kishin prurë të paktën 57 mijë vende pune të reja direkt në turizëm dhe 36 mijë vende pune indirekt nga sektorë që lidhen me turizmin (bujqësi, transport, kulturë etj.)
Duke qënë se të gjitha investimet strategjike 75%-85% kanë qënë ndërtim rezidecash private individuale me pak përzjerje strukturash TURISTIKE , ato nuk e kanë kalur dot testin e shumë propaganduar të krijimit të vendeve të reja të shumëkërkaura të punës .
Por pamjaftueshmëria për të prodhuar mirëqënie për banorët e zonave bregdetare, nuk përfundon këtu, Më anët një tjetër ligj i mirauar përgjatë vitit 2020 ligjit “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare” dëmtohen edhe më rëndë interest e banorëve dhe pronarëve të pronave në bregdet. Ky ligj i’u heq pronarëve të tokave në bregdet të drejtën për shitjen apo zhvillimin e lirë të tokave të tyre duke I dhënë shtetit të drejtën e parablerjes të çdo toke private në bregdet ose duke I detyruar pronarët që zhvillimi i tyre mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investim strategjik. Ligji ndërhyn brutalisht në vullnetin e pronarin e tokës në bregdet, duke e detyruar atë t’ja shesë pronën së pari shtetit, i cili me pas ja jep privatit me një cmim të paracaktuar dhe jo me vlerën e përcaktuar në treg, duke i shpronësuar banorët me vlera qesharake.
Por ekonomia e resorteve edhe investimeve strategjike përveçse nuk ka prurë përfitime direkte është shoqëruar me kosto në kurriz të sektorëve të tjerë të ekonomisë . Sektorët e tjerë kryesisht buqësia është në pikiatë. Prodhimi i produketeve edhe nënprodukteve bujqësore (përveçse peshkut vezëve dhe mjaltit) që prej 2020 njohin vetëm ulje , duke dhënë një sinjal të fortë të paqëndrueshmërisë që krijon ekonomia turistike të resorteve e cila ka ka zgjeruar tregun e produkteve të importit, duke zvogëluar tregun e prodhimit vendas.
Ligji i Investimeve strategjike edhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore të miratuara këto 10 vjet për menaxhimin shitjen e tokave në bregdet nuk janë gjë tjetër vetëm strukrura nxitëse të njëashme të transferimit “të ligjshëm “ të vlerës nga publiku edhe qytetarët e thjeshtë tek një grup i caktuar njërzish që jo fare çuditërisht janë edhe përfitues të kontratave të tjera publike. Edhe pse ky transferim është bërë gjoja në emër të krijimit të vlerave shtesë, apo vendeve të punës, kjo nuk ka ndodhur.
Të dhënat e 4.4 miliardë investime aktuale në “resorte” turistike përveç Taulantit që shpjegon “trashë e trashë ” nuk lënë askënd me dy pare tru në kokë të besojë se 4 miliardë të tjerë do të sjellin zhvillimin . Ky model ekonomik as nuk ndërton kapital produktiv dhe as nuk zhvillon . Ai ka krijuar një shoqëri me dy nivele: një elitë të vogël që kontrollon pasuritë e paluajtshme e cila përfituan nga transferimi i pasurisë publike pa garë , dhe nga transferimi i detyruar pasurive private , edhe një mase të gjerë që duhet të mjaftohen duke pastruar edhe shërbyer …. nëse kërkon më shumë duhet të emigrojë

