Protesta ne diten e 29-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

3 Minuta Lexim

Në Tiranë ka nisur protesta ne diten e 29-të radhazi e organizuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe kunder udheheqesise politike te dy kaheve te politikes ne keto 35 vite. Me parrulat e njohura, thirrjet “Rama n’burg”, “Berisha n’burg!”, “Ju erdhi fundi!”, Rama jepe doreheqjen!” etj’, etj., protestuesit u tubuan ne Sheshin “Skenderbej”.

Organizatoret e shpallur po kujdesen qe masa e madhe se ciles po i bashkohen ende qytetare te ardhur nga krejt kryeqyteti dhe vise te tjera te nisin demonstrimin drejt Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, duke u ndalur para selise se qeverise.

Protesta po zhvillohet në një atmosferë të ngarkuar politike. Shume prej pjesemarresve kane shtuar parrullat, memet vizive dhe shprehje te dizajnuara te cilat stigmatizojne qeverine e kryemnistrit Rama, PS dhe klasen politike. Por njekohesisht hidhen parrulla per pjestaret e korruptuar dhe te akuzuar nga drejtesia nga shumica politike qeverisese e vendit ne keto 13 vite si dhe ndaj udheheqesit te pandryshuar te opozites, Berisha.

Nje dite me pare u verejt nje renie e konsiderueshme e numrit te pjesemarresve nderkohe qe sipas organizatoreve ne fillim te muajit korrik pritet te zhvillohen protesta masive se ciles do t’i bashkohen edhe pjestare te diaspores dhe shqiptare nga te gjitha anet.

Kjo eshte protesta me e gjate e zhvilluar ne kohe ndonjehere dhe qe ka per protagoniste qytetare te lire dhe grupime te shoqerise civile. Nderkohe qe opozita formale e vendit edhe pse eshte nje nder te akuzuarat per statusquone dhe situaten e ndenjur te demokracise ne vend, pohon zyrtarisht se ajo eshte ne keto protesta. Ndrkohe qe kreu i opozites Sali Berisha edhe pse eshte nje nder dy te akuzuarit kryesore nga protestuesit hipokrizisht shprehet se eshte fuqia e kesaj proteste, duke u perpjekur propagandistikisht te perfitoje.

Protestuesit gjate diteve te fundit riperserisin nga foltorja e protestes pese kerkesat kryesore, duke i lexuar formalisht ato per te pranishmit dhe shprehen se do te vazhdojne te qendrojne fort deri ne realizimin e qellimit maksimal te ketyre protestave.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull