Miliona dollarët e Ramës për koncertin e neonazistit Kanye West

1 Minuta Lexim
Nga Gezim Basha-
Nëse qeveria Shqiptare to të ndante një fond prej 4.5 milionë $ për krijimin e një institucioni të quajtur Orkestra Simfonike e Tiranës, lajmi do të përbënte një ngjarje kulturore.
Për fat të keq, kryeministri shqiptar—lustraxhiu që sillet si mbret—nuk i harxhoi 4.5 milionë dollarët për ndonje perfitim publik por, siç (nuk) pritej, për koncertin e Kanye West, një reper psikopat i vetidentifikuar si neonazist, admirues i Hitlerit, dhe antisemit.
Suastika—kryqi i thyer nazist—mbetet simboli i preferuar i Kaney West dhe për këtë shumë vende europiane, duke ndjekur shembullin e Britanisë se Madhe, ja kanë ndaluar hyrjen.
Do të ishte mire që publiku shqiptar ta bojkotonte këtë koncert
Harxhoi 4.5 milione $$$ jo për të mos u turpëruar Shqipëria, por për t’a ngrënë turpin me bukë! Ai vetë, bashkë me Manastirliun.
Duke u përpjekur të blejë famë personale me paratë publike, kopuku i dalë nga kotecet e një Tirane bosh dhe vanitoze, ka kapërxyer çdo cak moral dhe për këtë një dite do të përgjigjet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull