Reagim i Unioni te Gazetareve: Dënojmë sulmin fizik dhe kërcënimet serioze ndaj gazetarit Elton Qyno

2 Minuta Lexim

Unioni i Gazetareve Shqiptare ka reaguar ndaj aktit sulmues dhe kercenimeve te familjareve te fisit Copja ne Elbasan, ndaj gazetarit Elton Qyno. Episodi ka ndodhur nje dite me pare prane Spitalit Amerikan 3, ku sipas raportimeve te ndryshme nje shtetase me ka goditur ddhe sulmuar gazetarin me sende dhe fjale agresive.

Ne reagimin e UGSH thuhet:

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Dënojmë sulmin fizik dhe kërcënimet serioze ndaj gazetarit Elton Qyno
Tiranë më 31.07.2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmon agresiv fizik dhe kërcënimet serioze që një shtetase me lidhje familjare kriminale kreu një ditë më parë ndaj gazetarit Elton Qyno.
Ngjarja e ndodhur në Tiranë ka lidhje me kërcënimet e vazhdueshme që reporteri investigativ Qyno ka marrë në mënyrë të përsëritshme nga persona të lidhur apo të interesuar për grupin kriminal që vepron në Elbasan.
UGSH vlerëson aktin kurajoz të kolegut, i cili në respekt të ligjit bëri kallzimin penal ndaj autores, ndërkohë që bëhet pjesë e shqetësimit, për shkak se kolegu mënherët është deklaruar se në mënyrë të përsëritur ka marrë mesazhe kërcënuese nga persona të lidhur me këtë grup kriminal.
UGSH inkurajon policinë se pas marrjes në administrim të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, ka shpallur në kërkim autoren e dyshuar të sulmit. Por kaq nuk mjafton! Policia ka për detyrë të ushtrojë rolin dhe vendosë autoritetin e vet ligjor si dhe të parandalojë krime dhe akte kriminale.
Kolegu Elton Qyno është i njohur në komunitet dhe për publikun, për përfshirje në procese gjyqësore për shkak të detyrës.
Sulmi dhe kërcënimi i fundit që tashmë është proces në hetim, përbën një rast të dënueshëm dhe rikonfirmon rishtazi se sa agresivë dhe të rrezikshëm janë grupet kriminale ndaj gazetarëve raportues në realitetin e sotëm shqiptar. Për këtë arsye i drejtohemi Policisë së Shtetit të marrë në mbrojtje gazetarin dhe të garantojë sigurinë e tij për ushtrimin e detyrës.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull