Protestues dhe aktiviste sulmojne gazetaret ne Maliq: Unioni i Gazetareve Shqiptare reagon dhe denoncon agresoret

3 Minuta Lexim

Nga Anisa Mucaj-

Aktivistet kunder reformes se re territoriale sulmojne gazetaret ne Maliq te Korces. Kjo ka ndodhur ndersa protestues te ndryshem ishin mbledhur para Bashkise se Maliqit ne kundershtim te projektit qe e zhben kete njesi administrative duke e perfshire ate brenda struktures se bashkise se Korces. Mirepo ndersa gazetaret vendore kane drejtuar kamerat dhe jane perpjekur te intervistojne protestues te ndryshem nje organizator, veprimtar i Shqiperia behet, ka sulmuar me fjale stigmatizuese gazetaret dhe ka penguar intervistimet e tyre. Aktivisti Arian Asimi u eshte drejtuar gazetareve te pranishem me fyerje dhe kercenime si dhe pengime fizike per te ushtruar detyren e tyre te raportimit. Per kete episod gazetaret e pranishem kane protestuar dhe i jane drejtuar Komisariatit te Policise se shtetit ku kane kerkuar venien para pergjegjesise se personit qe pengonte ata per ushtrimin e detyres.

Nderkohe i menjehershem ka qene reagimi i deges se UGSH, Qarku Korce dhe i Unionit te Gazetareve Shqiptare. Organizata me  e madhe e gazetareve ne Shqiperi ne deklaraten e vet te publikuar gjate dites se sotme, thekson:

Denoncojmë agresorët dhe fyesit publikë të gazetarëve në radhët e protestuesve në Maliq të Korçës
Tiranë më 27.08.2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon agresionin e disa protestuesve në Maliq, ndaj gazetarëve dhe sidomos përgjegjësin këtij organizimi të protestës.
Në tubimin e organizuar në mjedisin para institucionit të bashkisë, ku merrnin pjesë shumë qytetarë që kundërshtojnë procesin e reformës administrative që e zhbën këtë njësi, organizatori i saj, Arjan Asimi veprimtar politik i subjektit “ Shqipëria bëhet”, në momentin kur gazetarët po intervistonin protestues të tjerë ndodh një përplasje.
Sipas raportimit të kolegëve të pranishëm, Asimi ka ndërprerë intervistat duke sulmuar mediat si të shitura dhe në shërbim të pushtetit dhe ka stimuluar persona të tjerë të cilët kanë fyer dhe stigmatizuar misionin e tyre në detyrë.
Kjo ka shkaktuar reagime, përplasje fizike dhe sulme verbale.
UGSH mbështet reagimin e menjëhershëm të kolegëve në detyrë të cilët kanë ndërprerë intervistimet, në shenjë proteste dhe i jqnë drejtuar Komisariatit të policisë në Maliq ku kanë kërkuar marrjen e masave ndaj agresorëve dhe penguesve në detyrë ndaj tyre.
UGSH bëhet solidar me reagimin e degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë qarku Korçë dhe denoncon çdo rast të kësaj natyre, të cilat në nivele qarqesh janë më të shpeshta.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

 

Pas ketyre reagimeve dhe protestes se gazetareve ne terren mesohet se nga policia vendore eshte reaguar menjehere, madje duke u marre ne pyetje aktivisti Arian Asimi dhe duke u terhequr vemendjen personave te tjere qe polemizuan dhe pengonin gazetaret per ushtrimin e detyres se tyre raportuese dhe intervistimeve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull