Rama rikthehet ne Kuç ne kohe te keqe, per nje takim me përfaqësues të Selenicës për reformën territoriale

2 Minuta Lexim

Ndersa ne kryeqytet vazhdojne protestat per me shume se 70 dite, kryeministri i vendit Edi Rama, vijon axhenden e takimeve verore neper disa qytete bregdetare dhe sidomos ne disa bashki te vogla te cilat sipas projektit paraprak te shperndare nga shumica qeverisese mund te shperbehen per t’u inkuadruar ne bashkite e medha te qarqeve.

Gjate dites se sotme, Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim në Kuç, ku pritet të jetë në fokus reforma administrativo-territoriale.

Takimi mendohet të zhvillohet rreth mesditës, ndërsa në të pritet të marrin pjesë përfaqësues të Bashkisë Selenicë dhe përfaqësues të tjerë vendorë.

Bashkia Selenicë është pjesë e konsultimeve për reformën e re administrativo-territoriale. Në kuadër të procesit, Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka zhvilluar konsultime edhe në qarkun Vlorë, ku përfshihen bashkitë Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

Në draftin e Partisë Socialiste të paraqitur në fund të korrikut, parashikohet reduktimi i numrit të bashkive në 46, ndërsa Selenica është përfshirë mes bashkive që propozohet të riorganizohen në kuadër të hartës së re territoriale.

Propozimi për bashkimin e Selenicës me Vlorën është kundërshtuar nga kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili ka kërkuar që Selenica të vijojë të jetë bashki më vete.

Edhe deputeti socialist Vullnet Sinaj është shprehur në favor të vijimit të funksionimit të Selenicës si bashki më vete.

Takimi i sotëm në Kuç zhvillohet në kuadër të diskutimeve për reformën e re administrativo-territoriale, ndërsa pritet që pas tij të ketë më shumë informacion mbi qëndrimet dhe propozimet lidhur me Selenicën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull