Nga Gazmend M.Kapllani-
Pas vendimit të Gjykatës së Hagës (Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë) kundër udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së, shoh të derdhen lumë — sidomos nga ana e shqiptarëve të Kosovës — mallkimet për Evropën dhe Perëndimin.
Mendoj se, megjithë retorikën folklorike dhe superpatriotike që ne jemi një komb (dhe etnikisht jemi, sigurisht), si në shumë gjëra të tjera nuk kemi mundur të kemi një dialog serioz mes shqiptarëve që jetuan brenda kufijve të shtetit-komb shqiptar dhe atyre që jetuan jashtë. Këto dy pjesë të kombit kanë jetuar jetë paralele dhe kanë trauma, kujtime e rrëfime të ndryshme. Shqiptarët jashtë kufijve e kanë parë të keqen e madhe, në radhë të parë, jashtë vetes. Ata që kanë jetuar brenda kufijve, sidomos gjatë periudhës komuniste, përjetuan të keqen e madhe që vinte nga brenda vetes — që na izoloi nga bota në emër të një retorike paranojake antiperëndimore dhe antieuropiane, pra nga pjesa jonë jetike, gjeografike dhe kulturore, duke sjellë një sakatim kulturor, mendor, shpirtëror dhe material prej të cilit nuk po e marrim dot veten.
Besoj se tani që kemi dy shtete shqiptare në Ballkan, falë Perëndimit dhe Evropës (aq te mallkuar keto dite si dikur nga regjimi komunist ne Shqiperi), duhet të bëjmë një dialog me njëri-tjetrin mbi këto tema, nga te cilat varet, ne nje pjese te madhe, e ardhmja jone si etni, komb dhe shtete.
Në çdo rast, në jetën e turbullt politike të shqiptarëve pas shembjes së Perandorisë Osmane dhe krijimit të shtetit-komb në Shqipëri, ka pak a shumë dy prirje politike përsa i përket Perëndimit: një adhurim pothuajse feminor i Perëndimit dhe i Europës, dhe here pas here një urrejtje pothuajse patologjike ndaj tyre — e shprehur konkretisht dhe politikisht në mënyrën më tragjike dhe vetëshkatërruese nga regjimi komunist. Kam pershtypjen (qofsha i gabuar) qe kohet e fundit po krijohet nje rryme e cuditshme anti-Perendimore mes Shqiptareve, prej nje mish-mashi ideologjish dhe rrefimesh.
Nuk besoj se Perendimit do t’i kushtonte ndonje gje te madhe armiqesia jone, por neve sigurisht qe do na kushtonte jashtezakonisht shume.
Dialogu serioz do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë veten, qe te ngrihemi ne nivelin e nje populli qe ka sot dy shtete ne Ballkan, te cilat kane garancine e Perendimit por ne kemi pergjegjesine dhe te drejten t’i mbrojme dhe t’i bejme funksionale, me drejtesi dhe zhvillim, pra te jetueshme per qytetaret brenda tyre. Do na ndihmoje dialogu ndoshta që të pergatitemi me mire per te tashmen e trazuar dhe te ardhmen e pasigurte qe e pret rajonin tone dhe gjithe boten ne epoken e Luftes se Ftohte Nr. 2 (sic e kane quajtur disa epoken qe po jetojme), dhe qe te mos sillemi perballe situatave te veshtira as si fëmijë naivë — siç u sollën ata që lejuan krijimin e Gjykatës Speciale te cilen sot e mallkojne — as si fëmijë vetëshkatërrues, inatçore e paranojake.
Liria ka emer, eshte e vertete. Por qe te ruhet liria kerkon shume pune, durim dhe mencuri, si edhe aftesine per te mesuar nga historia jone dhe e te tjereve.
P.S: Titulli i redaksise

