Aleksandar Vuçiç mori një shuplakë të fuqishme nga volejbollistet serbe. Vuçiç në siklet, i turpëruar dhe nga goditja që mori nga vet serbet.
Mediumi kroat “Index” ka shkruar për volejbollistet serbe që nuk donin ta shinin me sy Aleksandar Vuçiçin.
“Volejbollistet serbe fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, ndërsa pritja nga presidenti Aleksandar Vuçiç – e organizuar pas kthimit të tyre në Serbi, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut.
Konkretisht, ndërsa Vuçiçi mbante një fjalim, kamerat kapën fytyrat dukshëm të pakënaqura të sportisteve; ato nuk bënë asnjë përpjekje për të fshehur ndjenjat e sikletit apo edhe të neverisë, teksa qëndronin pranë tij.
Pamjet e shprehjeve të fytyrës së tyre u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë njerëz i cilësuan si heroina që qëndruan krejtësisht indiferente në praninë e Vuçiçit”,ka shkruar media kroate.
“Dukej sikur lojtaret thjesht po prisnin që aktiviteti të përfundonte sa më shpejt të ishte e mundur.
Dhe kështu ndodhi, pasi ato u larguan menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Vuçiçit.

