Në mes të protestave studentore, administrata shtetërore po përfshihet në një valë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve kryesore në vend.
Sipas një liste që po qarkullon dhe Monitor e ka konfirmuar me disa drejtues të institucioneve shtetërore është kërkuar dorëheqja e 20 drejtuesve të drejtorive më kyçe në administratën shtetërore në varësi të 3 ministrive kryesore.
Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Financave është kërkuar dorëheqja e tre drejtuesve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).
Kërkesat për dorëheqje përfshijnë edhe drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol.
Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë është kërkuar dorëheqja e 5 drejtuesve përfshirë të Shërbimit të Provës, Përmbarimit të Agjencisë së Trajtimitt ë Pronave etj.
Ministria e Drejtësisë
Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
Ergys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit
Valdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Eduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale
Sadleva Bodo, drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, e emëruar vetëm më 14 tetor
Infrastruktura dhe Energjia
6. Eltar Deda, administrator i Albpetrolit
7. Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së
8. Elisian Bici, administrator i OST-së
9. Viola Haxhiademi, administratore e KESH-it
10. Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare
11. Dritan Isaku, drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol
Agjencitë dhe institucionet shtetërore
12. Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek
13. Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
14. Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare
15. Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s
16. Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së
17. Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Financat dhe Ekonomia
18. Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave
19. Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
20. Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së/ Monitor

