Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se një marrëveshje “shumë e madhe” është duke u përgatitur me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Trump i bëri këto komente pasi zhvilloi një takim të paparalajmëruar në Shtëpinë e Bardhë me Kirill Dmitriev, të dërguarin e posaçëm të presidentit rus Vladimir Putin.
Duke folur më vonë për gazetarët, presidenti tha se lufta Rusi-Ukrainë ështe shumë pranë zgjidhjes dhe se dhënia fund e saj mund të përfshijë “të gjithë Europën”.
“Nuk mund t’ju them se çfarë kam diskutuar. Por po ju them se do të ketë një marrëveshje, do të jetë një marrëveshje e madhe” – tha Trump në Zyrën Ovale.
“Do të jetë shumë e madhe. Do të përfshijë më shumë sesa thjesht Ukrainën. Mund të them se mund të përfshijë të gjithë Europën. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe e mrekullueshme, dhe të gjithë do të jenë tejet të kënaqur” DW

