Rama emëron një shqiptare nga Maqedonia e Veriut si këshilltare për mediat

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat.

Gjakova është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa një pjesë të konsiderueshme të jetës e ka kaluar në Kosovë, ku ka qenë e angazhuar edhe në politikë.

Tetë vite më parë, ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 kandidoi për deputete nën siglën e kësaj force politike.

Angazhimin e saj të mëparshëm politik në Kosovë, Vlera Gjakova e ka bërë të ditur edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull