Këngëtari Lil Nas X është vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka habitur me fotosensionin e radhës ku shihet me barkun e rrumbullakosur.
Teksa mban veshur një këmishë të gjatë të bardhë, kurorë dhe një buqetë me lule në duar, vë në dukje barkun e madh.
Ai thotë se “foshnja” e tij do të lindë në 17 shtator dhe këtu e ka fjalën për albumin e ri muzikor.
22-vjeçari tha për “People” se ideja e çuditshme i lindi pasi dëgjoi versionin e Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime”.
“Thashë, Oh Zot, kjo është e mahnitshme, kështu që menjëherë thirra stilistin tim”, thotë ai. “Më thanë që është shaka, por i thashë se kjo është bebja ime”, tregon ai duke iu referuar këngës.
Më herët, Lil postoi në Instagram disa emoji, ku duken burrat shtatzënë, duke i bërë edhe më konfuzë ndjekësit.