Ekspertët i japin fund çdo dyshimi, ja lëvizja e gabuar që çoi në aksidentin tragjik ku vdiq reperi grek

2 Minuta Lexim

Reperi grek, Mad Clip nuk është ndikuar nga asnjë faktor tjetër gjatë aksdientit tragjik që i mori jetën në Athinë.

Ekspertët grekë thonë se reperi që voziste me Porsche ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe ka frenuar pa arsye.

Madje ata pohojnë se para s’ka pasur asnjë pengesë dhe teksa duhej të kthehej në të djathtë, për shkak të frenimit ka shkuar në të majtë për t’u përplasur me shtyllën.

“Për shkak të shpejtësisë së supozuar të tepërt, Porsche duhej të shkonte në drejtim të akrepave të orës në kthesën e djathtë. Përkundrazi, sapo përfundoi harkun e lakuar të kthesës, makina shkoi përpara dhe diagonalisht në të majtë, në të kundërt. Ky është paradoksi i çështjes. Në mënyrë që makina të lëvizë në këtë mënyrë dhe të devijojë me këtë mekanizëm që u ndryshua, ndoshta e ka shtypur frenën për arsye të pashpjegueshme pa asnjë pengesë dhe asnjë makinë tjetër,” thotë eksperti Panagiotis Madias.

Pati dyshime se në aksident ishte përfshirë dhe një makinë tjetër që e kishte çuar në përplasje reperin grek, por kjo është mohuar kategorikisht.

Mad Clip, reperi i njohur grek ishte në dasmën e një mikut të tij teksa pas mesnate po kthehej në shtëpi. Ai hasi në disa policë dhe i ka ikur 4 semaforëve me të kuq. Në fund, ai gjeti vdekjen pas një përplasje të fortë me një shtyllë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull