U rrëzua nga anija në Vlorë, ndërron jetë në spital 25-vjeçarja

1 Minuta Lexim

Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçarja e cila u rrëzua ditën e sotme nga anija turistike në Vlorë.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Vlorës e cila po vijon punën për identifikimin e saj. Ndërkohë që bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë pronari i varkës turistike,Aleksandër Golemaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshem.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull