Janë të paktën 46 viktima në New Youk, New Jersey dhe Pensilvanisë thanë se të paktën 46 persona gjetën vdekjen si pasojë e përmbytjeve të shpejta të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera të shiut.
Zyrtarët në qytetin e Nju Jorkut dhe qarkun Uestçester thonë se rreth 16 persona vdiqën të bllokuar nga përmbytjet në apartamentet e nëndheshme ose të bllokuar në makinat e tyre. Të paktën 23 persona gjetën vdekjen në New Jersey, tha guvernatori Phil Murphy. Të paktën pesë persona vdiqën në Pensilvani.
Ida preku zonën bregdetare në Luiziana të dielën si uragan i Kategorisë 4. Pas kësaj stuhia u drejtua për në Verilindje, ku u kombinua me një front tjetër atmosferik duke shkaktuar një situatë emergjente për qytetin e New Yorkut dhe qytetin fqinj Njuark në New Jersey.
Presidenti Joe Biden shkon të premten në Luiziana për t’u takuar me guvernatorin John Bel Edwards dhe për të diskutuar rimëkëmbjen nga uragani Ida.
“Ne jemi të gjithë bashkë në këtë fatkeqësi” tha presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë.