Lufta ndaj Covid-19, studimet më të fundit përjashtojnë nga vaksinimi këtë grupmoshë

2 Minuta Lexim

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin pas studimeve më të fundit ka lajmëruar se fëmijët nga mosha 12 deri në 15 vjec janë shumë pak të rrezikuar që të preken nga Covid-19.

Sipas Daily Mail, ekspertët mjekësorë e kanë shqyrtuar rastin dhe përvec fëmijëve të kësaj grupmoshe me probleme me zemrën veshkat apo mushkëritë, pjesa tjetër nuk paraqet asnjë rrezik ndaj virusit.

Sajid Javid, ekspert mjekësor në Britaninë e Madhe tha se do të analizohet situata për të parë nëse është e nevojshme shpërndarja masive e vaksinave dhe a do të bëhet një përjashtim në bazë të rezultateve.

Shkencëtarët thanë se virusi paraqiste një rrezik aq të ulët për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç sa përfitimi për shëndetin e tyre nga imunizimi do të ishte margjinal.

Përhapja e Covid në Britani vazhdoi të rritet edhe sot pasi u regjistruan 42,076 infeksione të tjera, gati 11 për qind në krahasim me të Premten e kaluar. Kishte gjithashtu 121 vdekje të tjera nga Covid, një rritje prej 21 përqind në një javë.

Programi i vaksinimit deri më tani ka siguruar mbrojtje për mbi 48 milionë njerëz mbi moshën 16 vjeç në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – përfshirë mbi 48 milionë doza të para dhe mbi 43 milionë doza të dyta.

Të dhënat e fundit nga Shëndeti Publik në Angli dhe Universiteti i Kembrixhit tregojnë se vaksinat kanë shpëtuar më shumë se 105,000 jetë dhe parandaluan 143,600 shtrime në spital dhe 24 milionë raste në Angli.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull