Pesë mënyra për t’i dhënë fund ngrënies së tepërt

2 Minuta Lexim

Të gjithë njerëzit, pavarësisht se sa të kujdesshëm tregohen në ushqim, ndonjëherë i dorëzohen dëshirave dhe përfundojnë duke ngrënë atë që gjejnë përpara. Ndonëse mund të duket normale, kjo mund të zgjasë për një periudhë të gjatë kohe duke shtuar rrezikun e shtimit të peshës dhe obezitetit.

Pini shumë ujë.

Sigurohuni që jeni të hidratuar vazhdimisht, duke pasur gjithmonë me vete një shishe ujë. Uji ka vetinë të zvogëlojë oreksin dhe të aktivizojë metabolizmin.

Mos e anashkaloni mëngjesin.

Preferoni një mëngjes me fibra të lartë, si tërshëra, qumësht bajame dhe arra. Një mëngjes i duhur do t’ju ​​mbajë të ngopur deri në kohën e drekës, pa menduar as për ushqimin.

Hani me kujdes.

Përtypni ushqimin ngadalë. Jo vetëm që do ta shijoni më shumë vaktin tuaj, por gjithashtu do të konsumoni më pak kalori, pasi do t’i jepni trupit kohë për të kuptuar se jeni të ngopur. Qëndroni larg televizorit dhe celularit gjatë vaktit tuaj. Kur shpërqendroheni ka më shumë të ngjarë të hani shumë.

Hani në pjata më të vogla.

Sipas studimeve, përdorimi i pjatave të vogla mund të ndihmojë në zvogëlimin e marrjes së ushqimit në disa raste.

Hani fibra.

Fibrat janë aleati më i mirë në humbjen e peshës pasi janë të dobishme për trupin, ka pak kalori dhe ju mbajnë të ngopur më gjatë. Përfshini frutat, perimet dhe drithërat në dietën tuaj të përditshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull