Fillimisht pacientët kryen testin anti-COVID pasi simptomat qenë të ngjashme, por asnjë prej tyre nuk doli pozitiv, duke lënë helmimin të vetmen mundësi për ta…
Një tjetër helmim në masë ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës. Sipas mediave kosovare në spital kanë shkuar rreth tetëdhjetë qytetarë të cilët manifestonin të vjella, marrje mendsh dhe diarre. Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur për shkak të ushqimit, por nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar reaksionin në masë.
“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore,”-thuhet në media.
Fillimisht pacientët kryen testin anti-COVID pasi simptomat janë të ngjashme, por asnjë prej tyre nuk doli pozitiv, duke lënë helmimin të vetmen mundësi për ta.