Në një intervistë për mediat vendase zvendëskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, tha se kishin pasur informacione se gjatë kurorëzimit të kreut të Kishës Serbe do të përdoreshin dhe armë zjarri…
“Kishte të armatosur në Cetinje, ishte një përpjekje për të destabilizuar përgjithmonë Malin e Zi. Ne bëmë gjithçka për të përmbajtur veten,”-tha Abazoviç gjatë intervistës së tij duke publikuarr një fotografi të njërit prej pjesëmarrësve në protestë me një koktej bombe Molotov në dorë.
Shugurimi i Mitropolitit serb Joanikije në Cetinje të Malit të zi, ditën e sotme, u shoqërua nga mijëra protestues që bllokuan çdo rrugë për dy ditë rresht, por kleriku serb mbërriti në Mal të Zi me helikopter nga ajri. Gjatë ceremonisë së betimit, në kishë u kënduan edhe këngë për Kosovëm. Turma e protestuesve që u mbështeten edhe nga presidenti Gjukanoviç kërkojnë ndarjen e kishës malazeze nga ajo e Serbisë.