U kthye në meme për shkak të deklaratës së saj, Luljeta Bozo befason me reagimin e saj: U thoni atyre që shkruajnë…

1 Minuta Lexim

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo pasi u bë pjesë e politikës është përballur edhe me memet e shumta që janë bërë virale në rrjetet sociale.

Mirëpo duket se Bozo do që të përballet me personat që fshihen pas fotove që bëhen montazh. Teksa ishte në një intervistë për ‘Euronews Albania’ ajo tha se do dëshironte që t’i takonte këta persona ballë për ballë në mënyrë që t’ia thonë në sy atë që kanë.

“I kam thënë të gjithëve; u thoni atyre që shkruajnë nëse kanë gjë me Luljetën, telefonin e kanë, e-mail e kanë, takohemi dhe të m’i thonë në sy ato që kanë”, shprehet 79-vjeçarja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull