PS ndez motorët/ Rama mbledh deputetët e rinj, çfarë po diskutohet në selinë rozë

1 Minuta Lexim

Teksa na ndajnë edhe tre ditë nga mbledhja e parlamentit të ri, në selinë rozë po bëhen diskutimet e fundit mbi prioritetet e kësaj legjislature.

Prej më shumë se një ore, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS-së të gjithë deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gazeta SHQIP mëson se në fukus të diskutimeve është legjislatura e re dhe prioritetet e maxhorancës për këtë sesion.

Sipas rregullores se kuvendit mbledhja për konstituimin e parlamentit drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që në këtë legjislaturë është Luljeta Bozdo. Debatët në këtë seancë të parë janë të ndaluara dhe e vetmja detyrë është ngritja e komisionit që bën verifikimin e mandatëve të deputetëve dhe i fton ata të bëjnë betimin.

Ashtu si dhe në 8 vitet e fundit, edhe ky parlament do të kontrollohet nga socialistët e kryeministrit Edi Rama, i cili fitoi një mandat të tretë radhazi, si kurrë më parë për një forcë politike në 30 vite pluralizëm. Socialistët do të kenë 74 nga 140 vendet e parlamentit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull