Përsëritet sërish skenari. Rreth 10 kg kokainë raportohet se janë gjetur në një kontenier me banane në qytetin e Durrësit, ndërsa policia mësohet se po ushtron kontrolle të shumta.
Kontejneri me drogë mësohet se kishte ardhur nga Amerika Latine, ndërsa lënda narkotike ishte e fshehur në sistemin e ventilimit.
Operacioni nuk ka përfunduar ende pasi po kontrollohen gjithë kontejnerët e ardhur nga vende me risk të lartë trafiku droge.
Trafikimi i sasive të mëdha të kokainë po përmes kontejnerëve me banane nga Amerika Latine, është një skenar që përsëritet në Portin Detar të Durrësit. Vetëm në harkun e katër muajve janë kapur 5 ngarkesa dhe qindra kg kokainë.