Sipas dietologëve në të gjithë botën, fibrat bëjnë thuajse magji kur vjen puna tek rënia në peshë. Por, fatkeqësisht, ne nuk konsumojme sa duhet.
Mesatarisht një grua duhet të konsumojë 25-30 gramë fibra çdo ditë dhe kjo sasi përkon me 7 mollë, ose 12 kupa brokoli. Nuk duhet të hamendësojmë shumë për të thënë që ju nuk e plotësoni këtë dozë, apo jo?! Marrja e sasisë së nevojshme të fibrave është thelbësore veçanërisht për procesin e dobësimit sepse fibrat, duke qenë se kanë nevojë për më shumë kohë tretjeje, ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Dhe sa më të ngopur të jeni, aq më i ulët do të jetë tundimi për të ngrënë gjëra të pashëndetshme.
Një tjetër bonus që vjen me shtimin e fibrave në dietën tuaj, është se frutat, perimet dhe drithërat e shëndetshme, janë të pasura me fibra. Kështu që duke u munduar të plotësoni kuotën e fibrave në vend që të numëroni kaloritë, do të përfundoni duke bërë zgjedhje më të shëndetshme gjithsesi.
Duke qenë se 7 mollë në ditë janë disi shumë, strategjia më e mirë është që ta shpërndani dozën përgjatë ditës me ushqime të ndryshme. Secili nga vaktet duhet të përfshijë të paktën 8 gramë fibra. Në vend të brumrave apo ushqimeve të shpejta mes vakteve, hani një dardhe ose një gjysmë avokado pasi secili prej tyre përmban 6 gramë fibra. Fillojeni ditën me tërshërë që ka 4 gramë për kupë, dhe vijoni me quinoa (5 gramë për kupë), fara chia (10 gramë fibra/2 lugë gjelle), qiqra (9 gramë për ¼ kupë), etj.
Burimi: Women’s Health