Rama publikon pamjet nga Ekoparku i Durrësit: Nga bombë mjedisore në zonë pushimi

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet e Ekoparkut të Madh të Durrësit.

Sipas Ramës ky parko do të jetë një oaz i ri rekreativ i qytetit. Më tej kryeministri shkruan se në këtë zonë do të krijohen bare e restorante që do të shërbejnë që durrsakët të kalojnë fundjavën në këtë Ekopark.

Postimi i Ramës: 

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull