Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me situatën e covid-19 që po kalon vendi jonë, ku numri i të infektuarve mbetet i lartë. Rama ka lëshuar një tjetër thirrje për studentët, ku thekson se askush nuk duhet të futet në auditore.
Gjithashtu Rama ka bërë me detyrim për tu vaksinuar edhe administrata, sipas kryeministrit të gjithë ata që punojnë në sektorin shtetërorë janë të detyruar.
Kryeministri Edi Rama: Gjëja që duhet përsëritur që duhet të kuptohet nga të gjithë, probabiliteti i infktimit në radhët e të vaksinuarve është e ulët, dhe të mbron nga rastet e rëndë. Tjetra që është shumë e rëndësishme, studentët që nuk do të vaksinohen nuk do të hyjnë në auditore. Pjesë e shëndetshme nuk mund të rrezikohet nga ata njerëz që besojnë te teoritë konsirative, askush nuk do ti marrë me forcë, por nuk mund të qëndrojnë në të njëjtat ambiente.
E njëjta gjë vlen dhe për mësuesit, e njëjta gjë vlen dhe për administratën, aty ku janë mjedise publike ke detyrimin të vaksinohesh për të tjerët. Në fund të ditës nuk mund të kërcënosh të tjerët. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, ndaj dhe jemi shumë më të mbrojtur sot, nëse ne nuk do të kishim siguruar vaksina, ne do të numëronim larg qoftë sot dhjetra të vdekur.
Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë jo po Bill Gates jo po George Soros, të tjerët ta bëjnë mësimin online, dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Gjithë bota po i bën, në këtë rast ne e kemi më të butë si masë, nuk do vazhdo. Në mjedise ku të tjerët duan të mësojnë, të punojnë ti nuk hyn dot.
Silva Bino:
Ne kemi vënë re se gjatë kësaj jave ka një rritje të numrit të personave që duan të vaksiohen.
Edi Rama: Nuk mund të hysh në auditor nëse nuk je i vaksinuar.