“Djalë apo vajzë?”/ Shpat Kasapi së shpejti baba(FOTO)

1 Minuta Lexim

Një ditë më parë, partnerja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka zbuluar se është në javën e parë të muajit të pestë të shtatzënisë. Ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku u është përgjigjur të gjitha pyetjeve në “Instastory”.

Grimierja nuk ngurroi që të zbulonte disa detaje të reja në lidhje me pritjen e ëmbël.

“Dua të jetoj në një fabrikë që prodhojnë muffins”, shkroi në një postim Selvija, duke treguar se ka një neps të madh për ëmbëlsirat gjatë këtyre muajve të parë të pritjes së ëmbël.

“Djalë apo vajzë?”/ Partnerja e Shpat Kasapit zbulon

E pyetur për gjininë e foshnjës që do e bëjë nënë për herë të parë, Jao tha: “S’ka rëndësi për mua, si djalë, si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund e uroj të ketë shëndet”.

Disa ditë më parë, Selvija publikoi një foto të vetes, me anë të së cilës tregoi se barku nuk i duket ende dhe se po mundohet t’i shijojë edhe për disa kohë xhinset.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull