Vendimi për përjashtimin e Berishës/ Ja si përgjigjet Lulzim Basha

1 Minuta Lexim

Lulzim Basha ka dalë përpara mediave pas daljes nga seanca plenare e ditës së parë të Kuvendit ku ka dhenë një prononcim lidhur me atë çka ka ndjerë për vendimmarrjen e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i  Partisë Demokratike. Përgjigja e tij ka ardhur pas pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë akt të rendësishë për fatin perëndimor të të ardhmes së partisë që ai drejton.

“Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën e kam shprehur mbrëmë në mënyrë të qartë dhe të plotë. Dhimbja që ndjej për vendimin e djeshëm është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës, problemi i vetëm i shqiptarëve.  Shpreh keqardhje që tezat e kundërshtarit të vetëm të PD e shqiptarëve sot i kam dëgjuar nga goja e një njeriu që vlerësimin e kam dhënë dje dhe i qëndroj dhe sot. PD nuk ka rrugë tjetër përveç se e bashkuar”, ka thenë Lulzim Basha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull