Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Porkurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Takimi nuk ka qenëq publik apo zyrtar. Ndërsa bëhet me dije se Yuri Kim ka qëndruar në zyrën e kreut të SPAK, Arben Kraja për rreth 30 minuta.
Ndërkohë tema për të cilën kanë folur nuk bëhet e ditur, megjithatë mund të jetë në lidhje me kërkesën e bërë nga presidenti Ilir Meta ndaj SPAK për verifikimin dhe hetimin e ministrave të propozuar nga kryeministri Rama.
Mund të jetë bërë shkak, konfirmimi që kreu i SPAK, Arben Kraja bëri lidhur me veprimet e ndërmarra pas kërkesës së bërë nga presidenti Meta. Pak orë më parë, Kraja pranoi se duke marrë parasysh kërkesën e presidentit, ishin vënë në lëvizje të gjitha strukturat hetimore nëpër qarqe për të bërë hetimin dhe verifikimin e emrave të paraqitur nga Edi Rama, për të qenë pjesë e Këshillit të Ministrave.