DETAJE tronditëse/ Po hante darkë, ish-bashkëshorti i zbrazi 7 plumba në kraharor 23-vjeçares në Fier

1 Minuta Lexim

Detaje të tjera tronditëse dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, nga ish-burri i quajtur Etlon.

Viktima është qëlluar me 7 plumba në pjesën e kraharorit, zbulohet në një emision në News24.

“Ajo ka marrë 7 plumba në pjesën e kraharorit. Eltoni më pas, nga informacionet që kam, ka qëlluar në ajër dhe është larguar”, thuhet në dëshmi.

Ndërkohë, babai i vajzës, tha se nuk pranon ngushëllime nga familja e ish dhëndrit dhe e gjitha që kërkon është të vendoset drejtësi, ose në të kundërt paralajmëron vetëgjyqësi.

“Nuk kam nevojë për ngushëllime. kërkoj dënim në litar, ose nëse duan west bëjmë west (luftë me armë). Nuk dua më ngushëllime nga ato plehëra”, tha babai i viktimës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull