Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë, ku një furgon ka përplasur për vdekje një person.
Bëhet me dije se furgoni ka përplasur për vdekje një të moshuar, e cila po kalonte rrugën, por mjeti e ka marrë para duke i shkaktuar edhe vdekjen në vend.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.