BE njohu certifikatën vaksinimit të Shqipërisë, cilat janë dy kategoritë që mund të lëvizin pa problem

1 Minuta Lexim

Komisioni Europian sot miratoi certifikatën e vaksinimit të Shqipërisë duke e njohur zyrtarisht. Kjo do të thotë se shqiptarët që janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kanë marrë pasaportën digjitale mund të lëvizin lirisht në vendet e Europës.

Por jo të gjithë. Në vendimin e miratuar nga KE theksohet se do të njihet vetëm certifikata që është përfituar nga injektimi i dozave të njohura nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Në Shqipëri janë vetëm dy vaksinat që janë njohur nga “EMA”, “Pfzier” dhe “AstraZeneca”, ndërsa “Sinovac” dhe “Sputnik” ende nuk janë njohur.

Megjithatë kushtet nga njëri shtet në tjetrin për lëvizjen janë të ndryshme. Disa prej vendeve europiane për qytetarët që nuk janë vaksinuar, ose që kanë marrë dozën por që nuk njihet nga (EMA) kanë vendosur kushte testin e antitrupave ose tamponin.

Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders tha se situata është e favorshme që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe tashmë është koha për të kompensuar humbjet e muajve të kaluar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull