Prej më shumë se 20 orësh, minatori 60-vjeçar që mbeti i bllokuar në galerinë e kromit në Bulqizë, nuk është gjetur ende.
Ditën e djeshme u raportua për shembjen e papritur të masivit të kromit duke bllokuar kështu hyrjen e galerisë.
Prej orës 12:00 të ditës së djeshme, nga 6 minatorët që punonin, vetëm Muharrem Plaku mbeti i bllokuar.
Ndërsa 5 të tjerët arritën të dalin me dëmtime të lehta. Menjëherë në vendngjarje shkoi skuadra e Avari Shpëtimit të Minierave.
Këta të fundit prej orësh po punojnë për heqjen e masivit të gurëve në hyrje të galerisë.