Turistët e parë mbërrijnë në hapësirë

1 Minuta Lexim

Ekuipazhi i Inspiration4, fluturimi i parë me turistë është zyrtarisht në orbitë. Raketa SpaceX Falcon 9 me katër qytetarë të zakonshëm u nis të mërkurën mbrëma nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Fluturimi, pa astronautë profesionistë pritet të zgjasë rreth tre ditë nga ngritja deri në uljen në oqeanin Atlantik.

Në mesin e katër turistëve amerikanë në bordin e misionit Inspiration 4 është miliarderi Jared Isaacman, i cili financoi udhëtimin. Pasagjerët do të kalojnë tre ditë në bordin e kapsulës 13 metra të gjerë Crew Dragon në orbitë në një lartësi prej 350 560 kilometrash.

Ata do të kenë kohë për të folur me familjet e tyre – duke përdorur sistemin e komunikimit TDRS të NASA -s – dhe gjithashtu do të kryejnë eksperimente.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull