Programi me pesë shtylla për qeverisjen personale “Rama 3” disa nga këto shtylla i ka me dëmtime të rënda strukturore prej tërmeteve të rënda që po shkaktohen nga shëmbja e ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve, nga korrupsioni epidemik, nga gjobat mbi 350 milionë euro të vendimeve të gjykatave ndërkombëtar…
Nga Arben MALAJ * –
Partia Socialiste ka në grupin e saj parlamentar dhe në strukturat e saj politike disa personalitete që mund të jenë kryeministra të Shqipërisë shumë më të besueshëm, shumë më profesionistë, jo arrogantë jo te babëzitur të kapur. Rama e ka kapur PS -në për fyt më keq se Berisha PD -në.
Në politikë, shpesh shtrohet pyetja: Kujt duhet t’i qëndroni besnikë : Udhëheqësi që ju ka mbështetur ju apo vendit tuaj?!
Ikona e Demokratëve Amerikanë, JohnF. Kennedy, na ka këshilluar që të jemi të kujdesshëm sepse në disa raste, si ky me Berishën dhe Ramën : “besnikëria e partisë kërkon shumë “.
Ndërsa konservatorët britanikë, të zgjedhurit e Thetcher, kur panë që qeveria e saj arrogante po krijonte shumë kosto sociale, u përballën me dilemën se kujt duhet t’i ishin besnik Thetcher apo vendit te tyre Britanisë së Madhe?!.
Po demokratët dhe socialistët shqiptarë, perse duhet ti qëndrojnë besnikë deri në “vdekjen politike” Berishës dhe Ramës ?!
“Deputetët shqiptarë të paktën duhet të shikojnë filmin” Zonja e Hekurt “për të kuptuar se vetëm deputetët e Mançurian (ka një film për këtë fenomen të pa-vetëdijes politike) të cilët veprojnë pa përgjegjësi maksimale ndaj vendit të tyre dhe për të cilët shkon shumë epitaf politik” Më varrosni në këmbë që të mos më gjej shefi shtrirë ”, vazhdojnë besnikë fanatikë të kryetarëve të partive që u krijojnë rehati personale atyre por duke varfëruar demokracinë e brendshme të partive politike, demokracinë e qeverisë së vendit dhe që nëpërmjet modelit oligarkik ne partiti dhe qeveri varfërojnë shpirterish dhe financiarisht jo vetëm votuesit e tyre.
Berisha dhe Rama kanë të përbashkët mentalitetin e oligarkut si në drejtimkin e partive të tyre edhe në qeverisjen e vendit..
Ndryshimet në Kushtetutë në 2008 vranë demokracinë e brendshme në partitë politike shqiptare dhe i shndërruan Berishën dhe Ramën nga armiq figurative në bashkëpunues model për të perjetësuar pushtetin e tyre absolute në drejtimin e partive dhe qeverive, model që korrupton në mënyrë absolute, sic verifikohet lehtesisht edhe sot.
Ky mentalitet dhe model u eksportua në qeverinë e Berishës në mandatin e tij të dytë 2009-2013 dhe tek Rama nga dita e parë e mandatit të parë 2013-2017.
Për fat të mirë, unë kam besueshmërinë publike për t’i bërë një kërkesë publike deputetëve të mirë të vendit tim që të mos vazhdojnë t’u shërbejnë udhëheqësve oligarkikë. Kredibiliteti politik qartëesohet nga tre kontribute konkrete:
1. Në 1997 refuzova të isha kandidat për Kryeministër i Partisë Socialiste kur Sali Berisha ishte president sepse kjo dëmtonte qytetin tim. Berisha në 1997 dërgoi forca ushtarake me militantë partiak për të shtypur protestën në Vlorë.
2. Mars 1997- Shtator 1998 së bashku me stafin e mrekullueshëm të MF i mundësova vendit tim kohën më të shkurtër të daljes nga kriza më e rende e konfliktit social, ekonomik dhe buxhetor dhe arritëm të merrnim mbështetjen maksimale nga të gjithë donatorët me konferencën e suksesshme të BB dhe Qeveria shqiptare në Bruksel u mbështet nga grante dhe kredi të hua të buta në vlerë prej 600 milionë dollarë, të cilat sot janë rreth 1 miliard dollarë.
3. Në vitin 2008 pas një debati mbi tre orë direkt me Ramen në Kryesinë e PS, megjithëse disa ulnin kokën dhe disa kërcënonin pse po debatonte kështu me udhëheqësin tonë, nuk votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, sepse kisha bindjen politike por edhe thëllësisht profesionale se ato sic edhe ndodhi do të shkatërronin balancat e shtetit ligjore, demokracinë e brendeshme të partive politike pasi lehtësonin instalimin e udhëheqjes oligarkike të partive dhe qeverisë së vendit.
Vetëm në vendet ku demokracia është dëmtuar rëndë dhe ku elitat e parafabrikuara sundojnë në arrogancë dhe babezi mund të ndodhë që një kryeministër i cili për rreth 1.2 vjet të mandatit të dytë të mos ketë nënshkruar aVKM që do të thotë se Rama ka munguar në rreth 30% të tyre, të kërkoi një mandat të tretë për modelin e tij të qeverisjes së oligarkëve dhe oligarkëve, me një qeveri ku shumicën e bëjnë miqtë, gratë e miqve që do të punojnë për oligarkët miq apo bashkëpronarë pa letra.? !!
Populli i mençur shqiptar thotë: “Ky stan ka këtë qumësht”, kështu që rruga “Rama 3” e “Fermës së Kafshëve” e përshkruar me kaq mjeshtëri nga George Orwell mund të prodhoj hirë, por jo qumësht.
Programi me pesë shtylla për qeverisjen personale “Rama 3” disa nga këto shtylla i ka me dëmtime të rënda strukturore nga tërmetet e rënda që po shkaktohen nga shëmbja e ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve, nga korrupsioni epidemik, nga gjobat mbi 350 milionë euro, nga vendimet të gjykatave ndërkombëtare te shkaktuar nga arroganca dhe prisrja e kontrollit te pushtetit te katert –pushtetit te medias- që kërcënojnë demokracine, ekonomine, nivelin e borxhit publik dhe stabilitetin e financave publike edhe me 4PO – Partneritet Publike Private Preferenciale Oligarkike.
Shtylla e pestë duhet të ishte shtylla e parë – shtylla e sundimit të ligjit që fillon me fillimin e mbarimit të kulturës së pa ndërshkueshmërisë, që hajdutët politikë dhe oligarkët si në gjitur në mënyrë të pa-ndarshme si vëllezërit siamezë SPAK duhet të pastrojnë metastazat e tyre nga trupi i institucioneve kushtetuese të vendit tonë.
Besueshmëria e disa ministrave, duke filluar me zëvendëskryeministrin “tigër”, është një shtyllë e thyer që së shpejti do të kërcënojë shtyllat e tjera të programeve dhe godinën vezulluese të qeverisë” Rama 3″.
Besueshmëria e statistikave publike dhe veçanërisht e financave publike është dëmtuar rëndë nga manipulimi i tyre duke fshehur borxhet e papaguara, etj.
* Ish ministër i financave dhe deputet i Partisë Socialiste në disa legjislatura.