E hëna nis me shtrëngata/ Ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme

1 Minuta Lexim

Java që sapo ka nisur dëshmon që dalëngadalë do të na duhet të shtojmë në garderobat tona veshjet me të trasha.

Gjithsesi, Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se në mesditë, temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë.

E hëna nis me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë.

Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shira lokal.

Dita e enjte do të jetë më e qendrueshme por do të mbartë me vete rënie të temperaturave veçanërisht atyre të mëngjesit, gjë e cila do të vijojë edhe të premten në mëngjes.

Era do të nisë të fryjë nga kuadrati i jugut e në mesjavë do të kthejë nga veriperëndimi.

Gjatë të premtes ajo do të kthejë sërish nga jugu. Shpejtësia e saj do të jetë e ulët e mesatare. Në të gjithë bregdetin dhe në momentet e zhvillimit të vranësirave ajo do të fitojë forcë.

Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë. Shihni tabelën me temperaturat.

E hëna nis me shtrëngata, të premten.../ Keni plane? Ja si

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull