Rregullorja e re e Policisë së Burgjeve që pritet të hyjë në fuqi pas dy javësh, pritet të sjellë ndryshim të ndjeshëm.
Në vendimin e publikuar nga Ministria e Drejtësisë thuhet se duke nisur që nga data 8 shtator 2021, asnjë punonjësi të policisë së burgjeve nuk do ti lejohet të jetë pjesë e partive politike apo të ketë kontakte me familjet e të burgosurve. Gjithashtu ndalohet rreptësisht që një punonjës i policisë së burgjeve të ketë kontakte me persona të inkriminuar.
URDHËR
Nr. 519, datë 8.9.2021. PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË DISIPLINËS PËR POLICINË E BURGJEVE
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 45, pika 5, dhe nenit 49, pika 2, të ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, URDHËROJ:
Miratimin e Rregullores së Disiplinës për Policinë e Burgjeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri dhe pjesë përbërëse e tij. 2.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore për ndjekjen dhe zbatimin e tij. 3. Urdhri nr. 3146, datë 16.4.2009, “Për përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Apelimit të Masave Disiplinore”, i ndryshuar, shfuqizohet. 4. Ngarkohet Sektori i Arkiv-Protokollit përmarrjen e masave për njoftimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare. MINISTËR I DREJTËSISË Etilda Gjonaj (Saliu).